Nga Greqia:
Gina Kapej Xhaferaj:
Ti më je si majë e malit
Sa herë të duket se ke kapur majën në mal.
E rruga të shtrohet si qilim me lulëkuqe.
Lëshon avuj nxehtësie ai trup si lastar.
Në brigjet e mërzitjes thahen gjithë lulet.
I ftuari në një dasëm vete e këndon e kërcen.
Ahengu zgjati deri vonë në mëngjes.
Muzika e lodhja e natës kërkon një tjetër derë.
Akullnaja e mëngjezit më lë pa shpresë
Nëpër evente s’dua më të jem e ftuar
Dua qe heshtja te më bëhet mësim e të mos flas.
Ndër vite ajo gjithëmonë më ka shoqëruar.
Po seç me hipën nganjëherë pa menduar them.
S’dua t’i mbaj mënd natën e sterruar.
E buzëqeshjen time s’dua ta humbas.
Aromën më të ëmbël të luleve do ta ruaj.
Mbase ajo aromë ndihet vetëm si pranverë e lule artë
Aty më tutje shikoj një vazo me lule me erë.
Ju afrova e i përkëdhela e aromën ua mora .
Më thanë mos merr as një degë e as një fletë
Se ajo është për një tjetër nuse e jo jotja.
Gina Kapej Xhaferaj
