Nga i papunë në milionerin e mediave sociale. Kush është Khaby Lame?


Senegalezi Khaby Lame humbi punën e tij në fabrikë për shkak të pandemisë globale në Mars 2020. Pa thënë asnjë fjalë , thjesht me gjestet e tij ai filloi të krijonte video në Tik Tok ku ironizonte personat të cilët komplikonin edhe detyrat më të thjeshta. 21 vjecari është tashmë personi më i paguar në mediat sociale , me një vlerë mesatare 5 million dollar. Atë tashmë e ndjekin 71.5 million ndjekës në Instagram dhe shumë biznese janë të interesuar të bashkëpunojnë me të.

Nga Hortenca Alimucaj