Drita do mbretëroj…!!
Memorja mban çdo kujtim,
Si globi rrotullohen mendimet!
Herë me lot bëj meditim,
Herë e qeshur hedh trishtimet!
Syri i hapët dritën sjell,
Errësirën se pranon!
Mirësi në zemër mbjell,
Shpirti lumturi kërkon!
Shpirti mbështjell zemrēn,
Frymarja lehtë-lehtë dëpërton!
Buzët nisin këngën,
Gjaku nëpër vena vërshon!
Si librin mbylla syrin,
Errësira kudo depërtoj!
Por agimi do sjell diellin,
Dhe në shpirt drita do mbretëroj!
