Të kërkova ku mbretëronte toka..!!
Gjithë botën te ty gjeta,
Meridiane trupi përshkruar!
Pak e habitur unë mbeta ,
Qelli i kaltër ishte syri yt,
Në të gjendesh gjithë bota!
U zhyta në retinë pa u mbyt,
Të kërkova ku mbretëronte toka!
Në mendime qetësia mbizotronte,
Si dielli ngrohe shpirtin tim!
Bukuria magjike më depërtonte,
Buzët ngjyrēn e shegës në meditim!
Dy fjalë unë bashkova ,
Arte +Mis e doli Artemis!
Dhe misin e artit formova,
Për ju perëndesha e mirësis!