Nga malli për burrin-Petro Sota


————————————–

Vargje kam shkruar shumë për gratë,

Se diçka hyjnore, kanë parë sytë e mi,

Ndonjëherë ngjajnë si minë me sahat,

Që shpërthejnë, kur të japin dashuri.

Por ne nuk e njohim, të tyren dëshirë,

Se ato, nuk mendojnë si ne gjithmonë,

Në shpirt të mbajnë, se kanë të vështirë,

Që të falin, kur ndonjëherë edhe gabon.

Kur dashuron gruan, jeta është gëzim,

Është si aromë e të jep përherë freski,

Edhe kur lëndohet, dhe kur ka trishtim,

Në shpirtin e saj, nuk mban kurrë mëri.

Të brishtën grua, shpërfillja e rëndon,

Nga mendimet, i dalin rrudhat tek balli,

Por ajo nga burri, asnjë kusht s’kërkon

Se ka dashurinë, për t’u ndezur malli.

Por malli rëndohet, kur vjen që nga larg,

Ndërsa loti që pikon, gërryen dhe gurin,

Nuk mjafton, që të kalojnë vitet në varg,

Që gruaja të thinjet, nga malli për burrin.