Nga Michigani-Besa Januzi Rexhepi:Shpresë për fundin e vetmisë


  Besa Januzi Rexhepi

Shpresë për fundin e vetmisë

Na i mbylle të gjitha portat
Botën njerëzore e fute në karantinë,
Shumë jetë njerëzish more,
As shpirti më s’mund të duroj.

Shumë kohë të mbyllur kaluam
Të vetmuar si bilbili në kafaz,
Ç’e duam këtë jetë të friksuar,
Duam të fluturojmë si zogu në qiell.

Bisedat e frikshme nga distanca
Fytyra mbuluar me maskë,
Ky virus “korona”, shumë kohë na ndau,
Nga distanca rri e shikoj.

Na mbajnë gjallë shpresat,
Fundi i vetmisë po vjen,
Do shpëtojmë nga ky virus,
Le të shkoj ashtu si ka ardhur.

Magjia vetmisë, mes dhimbjes,
trishtimit dhe frikës,
Ca pika loti më trishtojnë,
Vall ç’po ndodhë me ne kështu?

Natyra me bukurit e saja mahnitëse,
Shkëlqim dielli në lule vesuar,
Më jep shpresë për fundin e vetmisë,
Të kalojmë këtë pandemi famkeqe!

Të takohemi prap me shoqëri,
Çaste të lumtura të kalojmë,
Të pim kafe bashkë me ta,
T’i harrojmë ditët e vetmisë.

19-01-2022
Michigan