Nga Miçhigani-Besa Januzi-Rexhepi:Xhaxhai im



-Besa Januzi-Rexhepi:
Xhaxhai im
(për fëmijë)

Sa me gëzim e prisja dimrin
atëherë kur binte borë shumë
Të rrëshqas me fëmijët e lagjës,
Por për fat, unë saj nuk kam.

Qefin axhi nuk ma prishë
Ai më don e unë e dua shumë,
Shkoj me vrap te axhi Emin,
Të lutëm axhi Emin, maroma një saj.

U ngritë axhi pa pritesë,
Muar sopatën e turvjelën,
Një drrasë të thatë e sharron,
Me turvjelë vrimat i bënë.

Shpejt e shpejt sajin maron,
E gëzuar, e lumtur shumë,
Një përqafim të ngrohët i dhash,
Të faleminderit axhi! – i thash.

Me sajin në dorë shkova me vrap,
Me fëmijët tjerë u bashkova,
Saji im i ri ishte më i miri,
Gëzohesha shumë kurssji filte i pari.

Axhi im Emin i dashur shumë,
Shumë më gëzove axhi im i mirë,
Do të kujtoj gjithmonë me zemër,
Asnjëherë s’do të harroj.

10-01-2022
Michigan

About Post Author