Nga Miçhigani-Besa Januzi-Rexhepi:Buzëqeshja


Besa Januzi-Rexhepi

Buzëqeshja

Ti buzëqesh si rreze dielli në agim,
Buzëqeshja jote zbut edhe zemrën gur,
Kjo buzëqeshje dashuri falë e lumturi,
Shpirti im gjen qetësin shpirtërore.

Kur ti qeshë të qesh fytyra, si hëna e plotë,
Të shëndritë fytyra jote ëmbëlsi,
Çdo pikëllim mua ma largon,
Zemrën time shumë ma gëzon.

E kur flet me buzë në gaz
Fjalë të ëmbla mjaltë i thua,
Zemër gëzuar, shpirt qetësuar,
Lumturi e dashuri më fale mua.

Më shikon me buzë në gaz,
Zemrën time peshë ma qon,
Sytë e tu shëndritin si dielli,
Sy ëmbël, buzëqeshje pafajsie.

Ku e gjenë këtë magji buzëqeshja jote?
Që largon errësin e shpirtit,
Shëron plagë zemre, si melhemi,
Ti je bukuri engjëllore, nuk ka fjalë.

24 janar 2022
Michigan 

About Post Author