KOSOVA IME
Hal në sy të patën armiqët
Lirinë me shekuj ta robruan
Me shekuj amanetin e të parëve përcjellur
Vendi është yni me gjak do ta mbrojmë!
Historia jote shkruar me gjak
Edhe malet flasin për betejat tua
Djem e vasha luftuan jetën e bën fli
Për lirinë e këtij vendi të begat.
Adem Jashari me shokë e familje
ra heroitikisht për mos vdekur kurrë.
Jeni të gjall për jetë e mote LAVDI!!!
Brezat e reja le ta gëzojnë lirinë.
Agim Ramadani e shumë trima të tjerë
luftuam trimrisht hoqën gurin e kufirit
Kosova-Shqipëria të jenë bashkuar
Një komb, një gjuhë, një flamur një atëdhe.
Sot gëzojmë lirinë e ëndrruar
Ëndrrat tona u bënë realitet
Fluturo shqiponje fluturo e lirë në qiell,
Kënga shqipe le të jehon kudo.
Kosovë e pavarur o yll lirie
Jeta e lirë ëndërr realizuar
Jemi të lirë si zogjët në mal
Kosova ime hap pas hapi po lulëzon.
