Nga një herë mendja…Vilson Mersinllari


NGA NJË HERË MENDJA…

———————-

Nga një herë mendja më flet,ze dhe më thotë

rri ore rehat,mos u lodh fare kot së kotit

rri në një cep,se kështu e paska kjo Botë

mos u merr me Njerëz,që kanë dalë nga rrugë e Zotit.

Mos u merr me Njerëz,që ty nuk të kuptojnë

mos shkruaj për ata kurrë,as dhe një herë

sepse cdo minutë e cast,ty do të sulmojnë

do të vjellin për ditë,helëm edhe vrerë.

Përsëri mendja me mua,bujare tregohet

bëra gabim me thotë,që të shpreha ato fjalë

e shikoj cdo moment,ajo shumë shpejt pendohet

dhe sikur do te më thotë,më fal,më fal,më fal.