————————————————-
Nganjëherë mërzitem,shumë me veten time
kur ulem e shkruaj,po thuaj se ditë për ditë
sepse Fletorja mbi tavolinë,më duket si -Jetime-
dhe shpesh herë me mendimet,bie në kontraditë.
I afrohem fletores,mbi fletë disa vargje hedh
nganjëherë hutimi për një çast,mua më stopon
përsëri mundohem,që të gjitha fjalët ti zgjedh
dhe kjo nganjëherë,mua më stërmundon.
Herë,herë jetës për mirë,vargje unë i shkruaj
herë,herë mbi të,i zemëruar hedh edhe baltë
dhe them me veten time,përse po e bëj këtë
të kthej përgjigje,prapë nuk jam i qartë.?
Për mua kjo mbetet,shumë enigmatike
kush e ka fajin në këtë kohë,Jeta apo Bota
që për ditë unë mbeta,me Laps në dorë
nganjë herë për të shkruaj brockulla të kota.
Por një gjë dua të them,dhe kjo është e vërtetë
në jetën e përditshëme,edhe Poetet s’janë Perfekt
një shprehje dua të shkruaj,këtë për tej -kritikës-
që ne të mos bëhemi -Tamburaxhinjtë-e Politikës.