Nga një kafe “shqeto”  Kujtimit të Prof Qemal Haxhihasanit- Përparim Hysi


(tregim)

Përparim Hysi

   Si i moshuar dhe,veç të tjerash,si një”kafexhi i thekur”,kam disa histori me kafen dhe se si vlerësohet një kafe në momente të ndryshme. Kur them që unë jam”kafexhi i thekur”,nuk jam larg realitetit.Përkundrazi:për moshën që kam(jam 81-vjeç) dhe kafe për çdo ditë kam që nga mosha 20-vjeçare,atëherë thonjëzat janë vetëm simbolike. Ka që kafen e pinë veç për forcë zakoni dhe aq.  Kafexhinjtë që ia dinë vlerën kafes, janë paksa qibar në raport me të tjerët që e pinë dhe nuk ia dinë vlerën.
Nëse në këtë histori me kafe,vetëm njërën histori e kam të vjetër dhe ka lidhje me një sulltan turk. Ma ka treguar një plak i moçëm,kur unë isha i ri.                                                *      *    *
Sulltani kish ftuar në sarajin e tij,qeveritarët me vet Vezirin në krye. I priti dhe shërbyesët u shërbyen për secilin. I rrokën filxhanët me radhë dhe një nga një,të përkulur,uruan Sulltanin. Pasi pinë kafetë, Sulltani porositi  t’u shërbenin tepsitë me bakllava.  Të ftuarit me Vezirin në krye u lëshuan si të uritur mbi bakllavan. Sulltani i pa,kur u lëshuan si lukuni mb tepsitë dhe vështronte i trishtuar. Kur  të ftuarit ikën,Sulltani i tha një eunuku të tij:- A njeh ndonjë njeri që di të pijë kafe?
-Njoh,- tha eunuku.Është një druvar që shet dru.
-Do vesh ta lajmërosh:- Nesër të pret Sulltani!
Shkoi eunuku dhe i tha druvarit:-Nesër të pret  Sulltani!
Pa çpa druvari,veshi një palë rroba si më pak të”fisme” dhe mbriti sipas urdhërit.
U fut tek sarajet dhe humbi pusullen,kur pa një turmë me uniforma dhe,veç tyre,Vezirin që printe përpara.Hyn tek Sulltani,i puthën dorën dhe,sakaq,mbrritën kafet. Uruan me radhë dhe,sa mbaruan kafetë,mbrritën tepsitë me bakllava. Lukunia u lëshua mbi tepsitë,por druvari as që lëvizi nga vendi.
Sulltani i tha:- Mik,të kam nxjerrë bakllavan dhe ti nuk po e prek me dorë?!
-Të paça sa malet,Sulltan i  madhërishëm,- tha druvari,por unë pas kafesë,nuk fut ëmbëlsirë në gojë.
-Ashtu,- tha SULLTANI. Që sot e tutje ti,Vezir,do shkosh të bësh dru në mal dhe ti,or mik, që sot e tutje do jeshë Vezir!
                                               *     *   *
Pse po ia kushtoj këtë tregim të jetuar PROFESOR QEMAL HAXHI HASANIT? Profesori punonte në Isntitutin e  Folklorit dhe prag një Festivali  Folklorik që mbahej në Gjirokastër,erdhi enkas  në fshatin ku jetoja une,në Mbrostar-Ura, të Fierit. E shoqëronte  koreografi i shtëpisë kulturës  Fier,BAJO TOTO. Kishin ardhur me një mision. Profesori në hulumtimet e tij,kish zbuluar se në MYZEQE njihej një valle e rrallë që titullohej” Si mbillet piperi” apo vallja e”Piperit”. MBROSTAR-URA kish valltarë të zotë dhe,ngaqë vallja do kërcehej para Enver HOXHËS, duhej parë biografia e valltarëve.
BAJO shok dhe mik imi(qe mësues biologjie,por qe koreograf,ivetmi në atë kohë),ma prezantoi PROFESORIN që unë e njihja mirë përmjet shkrimeve të tij. I ftova për kafe në të vetmin klub që kishim dhe Profesori,kur pa që unë kafen e piva pa sheqer,më tha:- Kur të mbarojmë këtë punë,do të tregoj një histori për kafen pa sheqer. I pimë kafet dhe,ngaqë unë isha kryetar i frontit për fshatin,më pyetën për valltarët. Kishin shkuar deri lart të dhënat për ta. Valltari lider në valle,qe me”ftomë në biografi”. Unë jo vetëm e lëshova me shkrim,por e binda edhe sekretaren e organizatës së partisë(pa të firma ime ishte zero),që lideri  i valles të shkonte në Gjirokastër. Të dy të ardhurit u gëzuan që misioni u krye me sukses dhe Profesori më tregoi:                                             *     *    *
Kishte ardhur një etnograf nga Franca dhe donte të shihte me sytë e tij një dasëm. E çuamë në një fshat të Labërisë. Qe korrik dhe ta piqte kokën dielli. I gjetëm dasmorët ulur shesh pranë një rrapi të madh dhe me etnografin,u ulëm në krye për të na nderuar.Aso kohe dasmat fillonin me gjizë,speca.domate dhe,kur “trashej” muhabeti fillonin gjellët me lëng e me mishra. Francezi kishte shtruar një peshqir të madh dhe gjithçka që shërbehej për dasmorët,ai e hidhte mbi peshqirin e tij të madh.Kur shërbehej jahnia me lëng,francezi e hodhi mbi peshqir dhe,ngaqë qe pikë e vapës, pa që ç’kish hedhur mbi peshqir,zuri të gurgullojë.Sikur peshqiri të ishte mbi  një zjarr.Kështu siç gurgullon peshqiri,ashtu gurgullojnë dhe zorrët e këtyre fatkeqëve. Pa dyshim,-mendoi francezi,- kjo dasëm do ketë viktima. Duke pritur,i llahtarisur,vdekjen e cilido dasmori, hasi në një dukuri.Plaku që drejtonte dasmën, bërtiti:- Nga një kafe “shqeto”! I huaj veç priste,kur,dhe atij,i erdhi filxhani me kafe”shqeto”.Francezi e hodhi filxhanin mbi peshqirin që gurgullonte. Fap dhe”vullkani” mbi peshqir,pushoi sikur s’qe. Shpëtuan,- bërtiti. E paskan ilaçin. Natyrshëm,jo vetëm e falnderova PROFESORIN,por dhe i përqafova që të dy miqtë,kur i përcolla me ta.