Nga pak zemër-Natasha Limaj


NGA PAK ZEMËR

O , ju, djemtë e m’i të mirë, dëgjoni mëmën Kaninë..

gjithve njësojë u dua, këdo që frymoj mbi mua…

Fortë bujkun, fortë blegtorin , “ llahtar “ dua të lexuorin…

Thellë – thellë u kam strehuar dhe ju.. që jeni larguar…

Unë nënokja historike, u rrita me shumë “ tertipe “

Gjakun plot fisnikëri, të pa “ ngopur “ me Liri…

Patriotë derë më derë, kërcet pushka , porsa lerë..

Foshnjërisë me pekule, drera djemtë, vajzat lule…

Parësi qytetërimi …“ tullë “ e parë Perëndimi …

“ Donika “ edhe “ Rugjina “ ,flamur “ Ismail Kanina…”

Krenarinë me “ kapicë “, matur me majën Shashicë..

Sharmërim nuanca deti ,kalaja me Portë Mbreti…

E di..,e di.., e kam bindje, ua gdhenda që në lindje,

Me thesare s’e blen dot, emrin ” totem “ Kaninjotë…

Cila nënë s’do të tretej???..grimcëzë në ta , të mbetej…

Për dasmë një lajmërim “ mizë lisi “, në Kaninë…

Ndonjëherë prishur humor, vetullën ballkon mbi Vlorë…

Un’treva me rrënjë mitike, paskam “ mbetje “ arkaike?!…

Mal, o mal, o mal me vlera , shqyen sytë dhe antivlera..

Ku jeee???…,Ku jeee???.. , motër “ zhdukja “???pastrom djemtë nga ” vetdukja“!…

Jooo…, të gjithë nja dy a tre..!.. të çpojnë sytë , po s’i “ pe “..

Eeeh…, në ç’labirinte futen , gjakosen vetëm të duken!..

Pëllumthat e m’i të shkruar, motërzonjat , pse harruar???…

Nënë fjalë plotë goja, vajza e djemë shumë u doja…

Princeshat me , më kimet, s’më shihni jam “ femër “vetë..

Kanina nga pagëzimi, ndryshe do t’isha “ Kanini “…

S’jam pishman që u dhash emër, me të drejt’e me të shtremër,

Sos jam “ njerkë “ e u dalloj, theror për të gjithë njësoj …

Amaneeeet , o amaneeeeet…si për vajzat dhe për djemtë…

Mos u mburrni veç me emër, por më “ hidhni “ nga pak zemër !…

N . L . ( F ) 20 /0 6 / 2017