Nga perëndimi në lindje-Blertë Tmava Veselaj


Nga perëndimi në lindje

Të filloj kështu ngase e tillë u linda

Pas perëndimit të diellit

Dhe para lindjes së tij

Madje pas lindjes sime

lindi edhe dielli

Këtë mund ta shihni

Vërtetë është një mrekulli

Nuk u linda me të qarë

po me një buzëqeshje në fytyrë

Me sytë posi qielli pa retë gri

Në shtëpinë plotë dashuri

Isha i pari gëzim

Dhe pse isha vajzë.

askush nuk ndjeu pikëllim

Të gjithë kanë një nënë

Unë kisha më shumë se dy

Për këtë të gjithë habiten.

Unë e quaj mrekulli

U rrita me dëshirën

Që të mos e shijoj errësirën

Pa çka se asaj ia fala dritën.

Kështu ndodhi vazhdimisht

Nga perëndimi në lindje

Unë përher gjej veç mirësi

Në këtë jetë të mbushur plot dashuri.