Nga prishtina:Enver Sahiti:Nëna jeta ime


Enver Sahiti:Nëna jeta ime
Të falem ty o nënë
Je jeta e zemrës që ti ma dhe
Bota është më e vogël veç sa një grimë
Se fjala e jote , biri im , kur më the.

Ah sikur të mundja të vi..
Të i shqyej pëlhurat qiellore
E të ngjitem lart në parajsë
Ta shoh fytyrën tënde engjëllore.

Edhe këtu ishe engjull
E urtë, e butë e me plot erë dashurie
Jo vetëm për ne që na e fale jetën
Por për të gjithë ata që i njihje..

Emër i praruar me shkronja ari
NËNË ishe dhe përher ke mbetë
Kalove nëpër luginën e vdekjës
Vetëm e vetëm për të sjellë jetë.

Prishtinë 

About Post Author