“Nga Shatobriani dhe Lamartini”-Përktheu: Gëzim Isuf Baruti


Përsëri prej librit “Nga Shatobriani dhe Lamartini”, përkthyer prej meje.

Një vajze të re që më kërkonte flokët (Alfons dë Lamartin)

Flokët! por ata gjatë viteve janë thinjur!

Flokët! Por shkojn`e bien dimrave të sertë!

Çdo bënin gishtat e tu me buklet e tyre t`fishkur?

Për të thurur kurorën duhen deg` gjetheblertë.

Beson ti vajz`e re, me ditët plot hij`e gëzim,

Që në një ballë burri dyzetpranverash ngarkuar

Të mbijnë k`to krela bionde dhe bukle gjith` prarim

Ku shpresa loz me shtat`mbëdhjet` vitet e tu t`çmuar?

Beson pra që lira ku shpirti yn` akordohet

Këndon thell` zemrash tona, ngaher` plot furi,

Që koh` pas kohe atje një kord` prishet, coptohet

E lë nën gishtat tanë një t`fshehur zbrazëti?

E shkreta fëmijë! Çdo thosh dallëndyshja pastaj

N`se, kur dimri e bën fërtele me forcën e tij,

Zëri yt t`i kërkonte pendët e krahut të saj

Që i rrëmben furtuna a shkaba mbjell n`ajrì?

“Kërko, do t`thosh ajo, n`shkumë, ndër re, e ndër vënde,

Ndër gjemba, në shkret`tirë, apo në manaferra:

Gjith` erërave t`qiellit u kam lën` pendë ngahera.

E për të ngrohur trupin nuk kam veç dorën tënde!”

Kështu t`thot` zemra ime, o vajz` që s`të njoh aspak;

Po kur në këta flokë flladet e tu të kalojnë,

Unë do të ndiej gjatë, megjith` kët` tëmth cullak,

Lëngun e njëzet vjet`ve prapë ballit tim t`ushtojë.