Ibrahima Abedini:Gjetheve era u pengonte

Lëkundeshin, vallzonin natyrshëm
Gjethet e pemës në Verë
Me dashuri mëngjezi i zgjonte
Por dridheshin nga friga
Para kohe se mos pikonin
Era kur i frynte sikur u pengonte…
Jeta frymonte në shpirtin e tyre
As shiu, as dielli nuk i shqetsonte
Rriheshin mes veti në çaste kohe
Por harmonia mes tyre rronte…
E bukur është jeta pa rrëmujë
Pa humbur kohë, pa i hedhur zjarrit ujë
Gjethet vdesin qetë kur koha heshtë
Vdekja e natyrshme u vjen në vjeshtë…
Por jetës sonë, gjethe, çfarë i pengonë?
Mos vall është era që i mungonë?
Ne, vallen e gjetheve sikur ta jetojmë
Të vdesim në vjeshtë dhe prap të lulzojmë
Frigë nga era nuk do kemi
Dashurinë do tjetërsojmë…
Poeti Strugan(I.A)
Fund Marsi 2022