Nga vjeshta e një “qyteti prej betoni”:nga Spasse Thanasi


Nga vjeshta e një “qyteti prej betoni”, tek stinët e shpirtit me dritëhije dhe mallëngjim të kaltër !….
⦁ Motive poetike me “zëra të kaltër”, që lahen burimeve të ëndrrës nga Dashamir Malo.

………………………..NGA SPASSE THANASI
Midis vetmisë dhe heshtjes, me një “valle të cmendur” Merylin Monre tek brigjet e detit,drithma e poetit Dashamir Malo thyen udhëkryqet me “motive të rrahur” dhe nëpër mallëngjimin e kaltër buzë limanit të shpresës me blunë e kthjellët, rrezëllin me stinët e shpresës…
Libri poetik “Vagëllimthi”(2014) risolli kujtimet e vjetra me “gjurmë jete” dhe ripërtërin tavernën e peshkatarit sarandjot nën diellin e jugut. Me “Dritëhije” (2019) fari i mallit rigëtin detit të trazuar në “muzgje dashurie” :
⦁ Prej dritares së kujtesës
Zgjat kokën miturake
Fëmijëria ime….
Dhe hyn në barin e kafesë të së djelës në Sarandë, ku dëgjohet tingulli i murrmë i kambanës së Kishës. Vazhdon të përshëndes tej dritares, hënën që lahet në det,si një vetull e ngrënë në një mbrëmje Janari… Ulet në këndin e preferuar si përherë, aty ngjizet edhe vargu i poetit e mbetet kujtimi i ditës !…
Mbi supe ka një vorbull të tërë ndjenjash, që dridhen edhe në ditë me diell. Dritëhijet e tij rrinë pezull në vijën e horizontit ku bashkohet deti me qiellin. Si poet nga majë malesh krenare e baltë ilirike, ai vjen me “lisin pellazgjik” të vendlindjes, me “fisin dodoniak” nga viset stërgjyshore, me “ndjenjë faji” që prishi folenë thneglave kur ishte ende fëmijë, me “anemone bukurie” që rigëtijnë detit të trazuar, me “dritare të kujtesës” që i japin frymë e dashuri, me “shtegëitmet e kaltra” e lule ëndrre…Flet vetëm gri, si një “re mallëngjyese”dhe si një hënë lahet në det mbrëmjeve të vonuara me anije ëndrrash. Në tavernën “Poseidon”, duke pirë një gotë verë, poeti Dashamir Malo harlis me vargje naimiane :
Kupën e së sotmes, e kthej me fund
Te ky liman ku ish Naimi doganier
Këtu ku i dha udhë vjershërimit shqip
Dhe si qiriri mandej, për mëmëdhe u tret !

PUTHJE” ME ERËN E LULEVE DHE GJELBËRIMIT … – Poeti Dhimitër Nica flet me një “ ikonë – bukurie” që ka hyrë në mendjen dhe zemrën e tij….
…………………………NGA SPASSE THANASI
Me vargjet që s’flenë në liqenin e vogël të syve-dashuri “Puthjet na bëjnë më të bukur”(2018), poeti beratas Dhimitër Nica gufon me “ëndrra mbi lule” dhe si një “ikonë e fshehur ” prêt rikthimin në sytë që i ndezin yjet…Ndez njëherësh dhe shpirtin e thotë për të kapluar dy qershiza të ëmbla, pjekur mbi gjoksin e bardhë…Si “ahu i fukarait”, ai digjet në shtatë zjarre dhe “vret” me petale trëndafili :
⦁ Hyre thellë shpirtit tim, erdhe si monare
Qendrove papritur si bleta mbi lule
Duke u puthur ne nxjerrim nektare
Dhe nga nektarët ,trupi cel burbuqe…
Dhe një “puthje shkarazi” me fije ari, cel gonxhe dhe ai kujton “zockat” e Fierit si lulemolle e starkinge, që të vrasin sytë. Shëitit me fllade nëpër fletë me “bukuritë e ditës”, me “serenatat e moshës”, me “aromat e frymës”, me “hënën që po fle”, me “takimin me yjet”, me “botën e cakërdisur”, me “qershitë kozmike”, me “baladën e qyqes”, me “bilbilat e Camërisë”, me “shpirtin e Nënës”, me “rastësitë e shënjave të thella të erosit”, me “fatin e poetëve”, me “syrin e qytetit” ku hëna zbret e pa ftuar, me “Osumin që ndrin” krahë Margalemit e Porta e Pashait, me “lulet e zemrës” që rriten pambarim e puthin shtatë qiejt e femrës, me“dy gota verë”për tu kënaqur nga larg në ëndrrën e natës” etj.
Poeti i degdisur nga vendi i Nënës, i shqyer në lot nga largësia, i rrëmbyer nga puthjet sip rush nëpër degë,vjen tek vendlindja me flokë të rënë e sy jeshilë, me hapa të rënduar dhe “kurorën” e fjalës :
Për livadhet e shpirtit tënd
Vetëm unë i kam kodet
Hyj aty në qylimin e argjendtë
Ulem prapë në qylimin e bukur
Lëndina e Zotit ka celë prore…
Të më falin gratë që s’i kamë puthur
Të më ndjejnë vashat, që s’i bëra dashnore !….

Thinjat dhe rrudhat e 50 viteve e bëjnë serioz e të fortë si luan sokakëve të qytetit. Aty, në cdo kohë ai ngjizë me daltën e fjalëve. Aty u nis duke qeshur për në emigracion. Aty përkëdhel mallin plot dritë të zemrës. Në syrin e qytetit me dy ullinj në ballë nga kalaja merr gjakun e kulluar të qytetit të lashtë, me emrin BERAT. Dhe moment derdhet në shpirtë pikë – pikë dhe puthjet kafshojnë buzët pambarim :
Vijë e të mbështjell, të fle si nerajda
S’vijë për inerci e thjeshtë për tu dukur
Puthjet ma ngrohin shpirtin më tepër se fjala
E duke të puthur, unë bëhem më i bukur !…
.