Nga:”Letra të hapura”( Ανοιχτα Χαρτια) Odhisseas Elitis-Shqipëroi: Lefter Shomo


 


Odhisseas Elitis

ODHISSEAS ELITIS

NGA : ” LETRA TË HAPURA” ( ΑΝΟΙΧΤΑ ΧΑΡΤΙΑ)

Një natë nëna ime rrinte zgjuar me një copë hëne në duart e saj.

Ishte e kuqe , e stërmadhe, majuce, në tehun e saj si një sharrë e lëshonte tymra.

Ajo, e ulur në një shkëmb, nuk fliste,

vetëm shihte larg, për nga Ligoneri.

Gjatë gjithë gjatësisë të bregdetit qante një fanar marine e shihje hije që zmadhoheshin..

Pastaj nisi të frynte.Dëgjoja një nga një gjethet të kuvendonin në gjumin tim:

“Djalë, voglush”.Uji bashkë me sterenë tallandiste mua bashkë me bujtinat e bardha të pezullta.Xhamat vetëtinin tutje.

Ishte një natë sterrë e zezë.

Dallgët blegërinin të egërsuara.

Një plakushë me flokë të shprishura dhe me një pëlhurë të argjendtë indiane hedhur supeve e mbante nga dora dhe shkonte brenda gjëmës.

Ishte e bukur. E bukur!

Një ëngjëllushe e vërtetë që binte erë rozmarine .

Brenda pak kohe përpiu gjithë errësirën deri në pikën e fundit.

Në të gdhirë, kur hapa sytë, rrinte më këmbë e kthyer me fytyrë nga lindja.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/589 o.e. α.