Ngele pa strehë-Nexhet Bexheti


Dëshiroj që asnjëherë  mos e kujtoja

Do të vdisja atë çastë nëse të haroja

Ndëshkimi për mua është, se e mbaj mëndë

Kënaqësinë e buzëqeshjes dhe shikimit tëndë

Vuajtjet e mia janë rezultat i besnikërisë

Ti nuk i shfrenove ndjenjat ndaj  tradhëtisë

Sot gëzohesh si e hutuar, se gjoja kore fotore

Nesër, do t’a kuptosh se ngele pa strehimore

Edhe kur të vdesë,më hidhni sherbet te varri

Gjatë jetës,shpirti m’u helmua për së gjalli

Pas dashurisë u betova, sikur me qene i dehur

Sot është shume vonë, mendë për t’i mbledhur

Nexhet Bexheti