Ngelëm nëpër botē-Gezim Bega


Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Ngelëm si zogu pa krah,

ligështohet zemra ime,

një helm,né shpirt më la,

dobësoj zemrën time.

Iku djali në një mëngjes,

rrugën mori për në arrati,

Për të punuar pati shpresë,

të ushqej prindër e fëmijé.

Nuk e fjeti gjumin tê qetë,

malli plagê shumè shtohet,

Pse ky vënd ngeli i shkretē?

larg atdheut nuk durohet.

Andej për sa vite ka pritur,

s’ka asnjeri t’ia qaj hallin,

edhe bota ështé mërzitur,

shumê me ne ajo po tallet.