Ngjyra,ngjyra veç ngjyra,
ngjyra që sytë t’i verbojnë,
ngjyra që pisllëkun fshehin,
që skamjen mbulojnë.
Ngjyra të përçansueme,
nga jashtë tregojnë shkëlqim,
ngjyra të përçudnueme,
nga brenda fshehin rrënim.
Ngjyra të botës moderne,
që lluks nga jashtë pasqyrojnë,
ngjyra që fshehin pisllëkun,
por sytë e mendjen t’i verbojnë.
Ngjyra të kohës së sotme,
që joshin naivë,të pafaj,
ngjyra që fshehin mashtrimin,
që harenë e kthejnë në vaj.
Ngjyra,ngjyra,veç ngjyra,
ngado që kokën ta kthesh,
pas tyre kokën fsheh krimi e shthurja,
ngjyra që të bëjnë t’i urresh.
Ngjyra që sytë t’i vrasin,
të mërzisin e verbojnë,
ngjyra mashtruese, fajtore,
që në dukje botën ndriçojnë.
