NGRITE TEMPULLIN E MIRËSISË
Kur trishtimi vallëzon me dhembjen
E dhembja vallëzon duke lotuar
Atëherë mua më verbohet arsyeja
Për të jetuar
Kur malli më godet në zemër fort
Në djepin e shpirtit tim
Të gjitha përkunden së bashku
E dot nuk pushojnë dot
Kur vesa e mëngjesit bie
Mbi petalet e trëndafilit
Malli ma përvelon shpirtin
Lotët në qerpikët e mi më ngrijnë
Kur muzgu i mbrëmjes bie
Hëna lart në qiell ka dalë
Sytë e mi të parin përqafojnë
Yllin tim polar
Por ,Ti Erna fli e qetë
Se hije të ka gjumi i përjetësisë
Nga shpirti yt shpërthente bardhësia
Ti solle misionen tënd njerëzor
Se si duhet të jetë rinia
Dhe si duhet të jenë mirësitë
E kompletuara në këtë botë
Ngrite tempullin
Që brez pas brezi do të kujtohet
E asnjëher sdo të harrohet.
Remzie Raci Rexhbogaj
Të gjitha reagimet: