Nijazi Kastrati:Me  ty vargu im


Nijazi Kastrati

Me  ty vargu im

Me ty vargu im lind dielli në agim

Shtrinë rrezet e tij mbi mal e fushë

Shndrit si xherdan nuseje në gushë.

Bilbilat ia thonë këngës në mëngjes

Këngën e tij të bukur ti varg e ndimon

Në kaltërsinë qiellore shqipja e lirë fluturon.

Me ty mbushet plot kaltërsi qielli

Syri soditë prehet në qetësi

Nga thellësi e shpirtit ti sjell dashuri.

Mëngjeseve në livadh shkëlqen vesa

Kërcen më nxitim çdoherë pilivesa

Gjyshes në prehër i shkon e ëmbëla mbesa.

Me ty varg yjet e mëngjesit hedhin valle

Hënës shpesh i bëhën dëshmitarë

Dashurive rinore plot zjarr.

Ndonëse valëzë e detit vie e qetë

Në mbrendi të vargut diq jehon, buqet

Zemra e trazuar e poetit nuk qetësohet lehtë.

Shpeshherë ti varg vjen i trazuar

Me vetëtimë, oshëtimë e bubullimë

Në fund çlirohet sadopak poeti, i qetë rrin!

About Post Author