Nijazi Kastrati:Për ty Bac


Në vazhdën e aktiviteteve të Epopesë së UÇK-së

Nijazi Kastrati:

Për ty Bac

Për Ty këndohet kënga sot bac

Për Ty ndizen dhe zjarre

Për Ty që tri ditë rresht

Luften me armik s’e ndale.

Për Ty që botën mbarë habite

Se si mund të ndodhë kjo vërtetë

Për Lirinë e atdheut e tërë një familje

Nuk kurseu aspak dhe të tyren jetë.

Bashkluftarë të tu ishte e tërë familja

Gra e fëmijë në luftë pa dallim

Askush nuk kishte frikë nga mortaja

Nga tankset e topat që hidhnin pa pushim.

Për rezistencen heroike të familjes jashari

Dhe barbarët mbetën të çmendur aty

A mund të gjendet ndokund në botë

Një Adem luftëtar po sikur ky.

Sot të ngritur në lapidare

Buste, shtatore e memoriale kudo

Nderime të bën e gjithë bota

Pasi lirinë na e sole Bac, tash i qetë pusho!

06.03.2022