Niko Seferi:Nderohet me titullin “Nderi i qarkut të Fierit ”Kompozitori Nikollaq Bulo


Nderohet me titullin “NDERI I QARKUT TË FIERIT”Kompozitori ynë i shquar NIKOLLAQ BULO.

Ai lindi në Fier, në Maj të vitit 1939 në lagjen Kishë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme bujqësore në vitin 1957, vazhdoj studimet në I.L. Bujqësor në Tiranë, në vitin 1961.
Filloj punën si instrumentist në Estradën profesionistetë Qytetit të Fierit, deri në vitin 1967, kur u emërua Shef muzike në Shtëpinë e pionierit.
Në vitin 1972 mbaroj liceun artistik Jordan Misja,si i jashtëm.
Në vitin 1976 përfundoj studimet në I.L të Arteve në Tiranë, i specializuar për Kompozicion dhe Dirigjim.
Në vitin 1968 deri 1992 ka qenë Shefi i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës Fier.
Në vitin 1992 emërohet Drejtor i kulturës në Bashkinë e qytetit Fier!
Në vitin 1998 emërohet Drejtor i Teatrit Bylis të qytetit Fier.
Në vitin 2000 del në pension!
Por gjithmonë aktiv dhe i apasionuar me muzikën Nikollaqi, duke kontribuar si gjithë jetën, ka punuar nga viti 2000 deri në 2014 si mësues i jashtëm në Shkollën artistike Jakov Xoxa.
Deri në vitin 2018, drejtoj Orkestrën Frymore të qytetit të Fierit!
Si Kompozitor ai ka shkëlqyer, ku si krijime të tij, numërohen shumë këngë për fëmijë, dhe të ritur, pjesë të përpunuara për Korr, për instrumenta, muzikë vallesh koreografike, orkestracione për formacione të vogla e të mëdha, pjesë të ndryshme për orketra frymore etj.
Në gjininë vokale ka kompozuar plus këngëve të lehta, dhe disa Kantata, Oratorio, Poema vokale sinfonike etj!
Në harritjet e tij do të veçonim,:
– Krijimin në vitin 1965 të Bandës Frymore në Fier.
– Festivalin e parë të këngës për Fëmijë në Fier, në vitin 1967- të!
– Festivalin e parë të këngës për të ritur në Fier, në vitin 1970.
– Në vitin 1972 krijoj Orkestrën Sinfonike në Fier.
– Në vitin 1975 themeloj Ansamblin Folklorik Myzeqeja.
– Që prej vitit 1968 ka udhëhequr grupet e Ansamblit Folklorik të rrethit Fier, në festivalet kombëtar të Gjirokastrës.
Nikollaq Bulo është vlerësuar me çmime fituese në shkallë lokale dhe kombëtare.
I janë akorduar nga Kuvendi popullor, – Çmimi Naim Frashëri kl II-të. – Dhe Urdhëri Naim Frashëri kl II të.
Në vitin 1978 fitoj çmimn e III të Kombëtar me poemën vokale “ Djepet tundin trimërinë”
Është titulluar “QYTEATAR NDERI I FIERIT”në vitin 2007 të!
I dashur Artisti ynë i Çmuar, Nikollaq Bulo dhe Njeriu i Vlerave të mëdha qytetare, që ke dhënë një kontribut të Shquar për Lëvizjen Artistike të Qytetit dhe gjithë rrethit të Fierit, veçanërisht në gjininë e Muzikës, për mua pak janë këto çmime që ke marrë, çmimin më të Madh ta ka dhënë populli Yt i Fierit ku u linde dhe u rite, dhe që i dhe jo pak por mbi 60 vjetë!
Unë të uroj jetë të gjatë plotë shëndet dhe me lumturi familjare, bashkë me fëmijët e tu të mrekullueshëm dhe nipër e mbesa ! 

About Post Author