Nikolin Gurakuqi :Deti i tetorit




Në tetor, deti belbëzon me vehte,
i vetmuar nuk ka se me ke te flasë,
ndaj i gjori nuk ka rruge tjetër,
ose te flere gjumë, ose te bërtasë.

I braktisur si kështjellë pa vizitore,
jeton me friken e vetmise ne bark,
ndaj i shkul flokët, edhe i çjerr faqet,
duke uluritur” mos kam bere mëkat”?!

Nga themelet i dëgjohet rënkimi i te vdekurve,
te cilët nuk duan te pësojë te njëjtin fat,
ndaj si i marre vërsulet mbi ranishta,
e pleqve ne ëndërr, u del si lugat.

nga libri poetik”NE SE….A E DI”?! botuar 2019

About Post Author