Nikolin Gurakuqi:Bahçeje e shtëpisë time ( rrëfim)


Bahçeje e shtëpisë time ( rrëfim)

Shtepia ku linda, ishte dykateshe, me bodrum te banueshëm, me blloqe te mëdha ngjyre gri te hapur, me cati me tjegulla te kuqe ne forme pllake drejtkëndëshe.

Ndodhej ne nje lagje asokohe periferike, rreth 200 m larg urës se Lanes perballw pallateve Agimi, aty ku sot ndodhet ish ekspozita Shqiperia sot, ndertuar ne vitet 70 – te, nga kinezet. Kjo zone sot nuk është me periferike, por nje nga zonat me te banuara, ku dendesia e popullsise eshte nga me te lartat ne Shqiperi.

Shtepia kishte arkitekture italiane te kohes se luftes se dyte boterore, me nje gjysem harku, qe fillonte tek ballkoni i shtepise, hark qe i jepte nje hijeshi te vecante shtepise qe ne raste te vecanta me dukej si nje grua e bukur e kolme, me forma te rrumbullakta tek vithet.

Pikerisht tek harku ndodhej dhoma e madhe e shtepise qe ne te dy katet, sherbente si dhome gjumi per ciftet me te rinj. Shtepia ndodhej ne fund te nje rrugice rreth 80 m te gjate, ne dy anet e se ciles ishin portat e shtepive te banoreve krejtesisht te vecante te kesaj lagjeje kozmopolite, banore qe vinin nga gjithe viset e Shqiperise, si Korca, Shkodra, Saranda, Elbasani, Kosova, Permeti, Gjirokastra, Vunoi, Dibra etj, por qe edhe shkonin mjaft mire me njeri tjetrin, megjithe diversitetet kulturore dhe fetare..

Pikerisht ketu ne femijet e rrugices mblidheshim e luanim me top, lojra te ndryshme qe nga futbolli, e deri tek luftash, ndersa gocat nuk perziheshin me ne, por mblidheshin tek shkallet e shtepise dhe luanin me kukulla e lojra te tjera.

Shtepia jone kishte nje bodrum me tre dhoma, dhe nje qur te erret si burg ku nuk hynte kurre drita. Dy dhoma ishin te medha, e plot drite, ndersa tjetra ishte e vogel dhe e erret. Tavani prej druri ishte i ulet dhe me trare te trashe qe ne gati i takonim me koke, kur kercenim pupthi.

Aty shpesh here luanim me top me femijet e tjere te shtepise, Zefin dhe Toninin, qe ishin vellezer.

Bodrumi i madh ishte i familjes Tish Mazi i cili kish dy djemte e siperpermendur, bodrumi mesatar ishte i familjes Spiro Shuteriqi, me dy femijet Gjergji dhe Norma, ndersa bodrumi i vogel ishte i familjes Luigj Mazit, me dy femijet, Cecilian, dhe Norbertin.

Ne ate shtepi dykateshe me bodrum ishim gjithsej tete femije, perfshi edhe mua me time moter Elden.

Ne katin e pare ishin dhomat e gjumit te tre familjeve respektive, qe vertete ishin familje shembullore me te cilat hynim e dilnim si ne shtepite tona.

Ne katin e dyte jetonte familja e gjyshit tim Kole Gurakuqi, me tre djemte e tij , Markun, Luigjin, Zefin, dhe me nuset e tyre respektive Refikane, Zinen dhe Anen.Per shkak te ngushtices i pari qe u largua nga shtepia ishte djali i madh Marku, xhaxhai im, bashke me femijet Ilirin e Silvian, dhe te shoqen Refikane, qe ishte e bija e ish ministrit te luftes se qeverise se Fan Nolit, Kasem Bej Qafezezit.

Me pas u largua edhe xhaxhai tjerer Zefi ne nje pallat aty afer, ku linden dy vajzat e tij Anxhela dhe Eva

Gjyshja ime, nana Angje, keshtu i therrisja une, ishte strumbullari i shtepise, apo me mire te themi, gjenerali pa spaleta, qe komandonte e kishte cdo gje nen kontroll.

Kjo ishte panorama e shkurter e familjeve qe jetonin ne ate shtepi, deri kur familja Shuteriqi u largua ne nje pallat te ri ne Tiranen e re, e vendin e tyre e zuri familja e komentatorit te shquar sportiv Ismet Bellova, perbere nga e shoqja Rukija, dhe dy djemte Sokoli dhe Edi.

Shtepija jone kishte nje bahce jo te vogel, te mbushur me peme frutore, si te gjitha shtepite tiranase te asaj kohe.Te zotet e saj kishin mbjellur aty nje mori varietetesh druresh frutore dhe kur vinte stina e pjekjes bahceja jone, behej si festival frutash nga femijet e tjere te lagjes qe nuk kishin bahce se jetonin ne pallatet perballe shtepise sone.

Kufiri i saj nga prapa, aty ku kalonte rruga, ishin disa carace te vjeter, dhe nje gardh me gjemba e me ferra, qe veshtire se i kaperceje dot se te mbeteshin rrobat ne gjemba.E kisha provuar nje here te kaloja ate kufi natyror, por deshtova suksesshem, duke u cjerre ne trup e ne duar, aq sa kur e mori vesht im ate se c’kisha bere, me mbylli, ne bodrum si denim per disa ore, duke me lene pa ngrene, por mamaja fshehurazi tij, erdhi e me solli ushqimin qe kish pregatitur, apostafat per mua.Ishte shume e bute dhe e dhimsur nena ime.nuk i duronte dot ndedhkime te tilla, ndersa babai ishte me i rrepte, dhe sa here qe gaboja me ndeshkonte ne menyra te ndryshme,, qe pak a shume shembellenin me ndeshkimet qe e ema i bente atij kur ishin te transferuar ne Elbasan ne kohen e mbreterise, sa here qe ai bente gabime.

Nga ana e djathte e shtepise bahceja kufizohej me gardhin e komshinjve tane permetare, qe kishin nje shtepi te thjeshte dykateshe, me tulla te kuqe, ku jetonin dy vellezer te martuar, Vaska dhe Taqi njerez te mire e punetore te zote, bashke me nenen e tyre Floren nje plake e vuajtur por e urte e sjellshme dhe shume e dashur.

Flora vinte shpesh ne shtepine tone, e muhabetosej me gjyshen time Angjen. Nga ana e majte bahceja kishte goxha siperfaqe dhe aty ishin perqendruar te gjitha pemet frutore, hardhite, dhe nje kasolle me derrasa ku mbaheshin pulat. Nga e majta ishte muri me tulla te kuqe, qe ndante bahcen tone me bahcen e vogel te Lacukeve, dhe nje gardh me ferra, qe na ndante me bahcen e familjes Ndrenika nga Vunoi. qe kishin nje shtepi njekateshe edhe ato me shume peme frutore.

Ne fund te saj bahceja kufizohej me nje rruge te ngushte qe te conte tek Lana, aty ku fillonte bahceja me e madhe e gjithe zones, bahceja e familjes Rada, qe ishte disa qindra metra e mbushur vetem me rrush, fiq, dhe hurma e caraca.

Pemet frutore ishin bukuria dhe stolia e bahces time. ishin bujaria e gezimi yne i perditshem, ishin ato qe cdo dite na ofroheshin me dashuri per lojera nga me te ndryshmet qe nga kukafshehtazi, deri tek kacavjerrjet ala Tarzan dhe hedhjet nga lartesite e degeve te tyre, ishte nje palester natyrore ku prinderit na leshonin aty pa frike, nen vezhgimin e rrepte nga dritaret.

Ne bahce kishte nje numer te konsiderueshem te drureve frutore si numer, por edhe si varietete.

Vetem kumbulla kishim tre lloje, shinine, italiane, dhe vardare. Tek dritarja e dhomes time te gjumit arrinin deget hijerenda te mbushura plot e perplot me kumbulla pas lulezimit ne pranvere. Ajo aq shume fruta lidhte saqe me dukej si nje nene lehone qe gjinjte i kishte plot e perplot me qumesht.

Ne pjesen anesore te bahces qe kufizohej me Ndrenikat dhe Lacuket, ishin mbjellur kryesisht peme frutore te rralla, por shume te dashura per tiranasit e vjeter, si hide, mucmolla, caraca, hurma, ndersa ne qender dominonin frutat embla si dardhat, pjeshkat, dhe kajsite qe kur piqeshin me aromen e tyre mbushnin gjithe mehallen.

Ne fund te saj nuk mund te mungonin fiqte e llojeve te ndryshme, te bardhe, te zinj, rreka, te kuq, qe kur piqeshin u cahej lekura si barku i grave shtatzana, ne muajt e shtate e te tete.

Ne fund kete panorame aromatike frutash mikse e mbyllte nje numer jo i vogel hardhishe, te varieteteve te ndryshme si hafizali, celeg, tajg, shesh i zi, e shesh i bardhe, hardhi qe askush nuk i bente sherbim, por ato prape silleshiin me bujari me ne e na jepnin, prodhim pa pike interesi.

Ja kjo ishte bahceja e shtepise time te dashur, ku linda, kalova femijerine, adoleshencen, rinine, aty u martova, e krijova famijen time, derisa u largova prej saj me shume dhimbje, pas nje jete te mbushur plot me ngjarje te bukura e te trishta, prej disa dekadash.

nga libri ne punim “Rrefime, skica e tregime”

About Post Author