Nikos Gatsos-Karafila të kuq-Shqipëroi: Lefter Shomo


KARAFILA TË KUQ( ΚΟΚΚΙΝΑ ΓΑΡΥΦΑΛΑ)

Niset anija për dheun e huaj

Jugun bregdeti gjithnjë mban si kujtim

Anije e artë, me vete merr dhe mua

Tashmë që shkon,që shkon,që shkon në mërgim.

Të kuq karafila ,të largët në cep të hënës

Të kuq karafila në ranishten e Majit në plazh

Derën shko dhe hapja asaj më të ngrohtës zemër

Derën çelja lotit që i hidhur është farmak .

Se ç’ fat e pret secilin , nuk e ka të qartë

Mes ëndrrës së tjetrit s’ jeton asnjë njeri

Nga një yll të bardhë, një ishull të veçantë

Secili prej nesh e ka si ishullin e tij.

Shqipëroi: Lefter ShomoK 594 n.g.α.