Nikos Gatsos-Makthi  i Persefonit( Ο Εφιαλτησ Τησ Περσεφονησ)


MAKTHI I PERSEFONIT( Ο ΕΦΙΑΛΤΗΣ ΤΗΣ ΠΕΡΣΕΦΟΝΗΣ)

Persefoni, e bija e bukur Zeusit dhe Demetrës, ra në dashuri me Pluton( perëndia e botës së poshtme, Adit)U ra dakort që gjysmën e muajve Persefoni të mbesë në botën e Poshtme dhe gjysmën në botën e sipërme, me ndryshimin cilësor që , kur delte në Tokë gjithçka ripërtërihej e lulëzonte( cikli i stinave)Poeti NIKOS GATSOS , i pari qysh në vitin 1976 shprehu shqetësimin e madh për ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit.I thotë Persefonit të mos dalë në Tokë, të flerë, për të mos parë katandinë e natyrës së gjymtuar..

MAKTHI I PERSEFONIT

Atje ku mbinte bari i zogut, t’ egrat

menta

Ku toka shpërthente ciklaminin e saj të parë

Tani fshatarët pazarllëk bëjnë me çimentat

Të vdekur bien zogjtë lart, përmbi furrnaltë.

Pra, fli moj Persefoni

Në gji të tokës fli

Mbi të botës ballkonin

Më kurrsesi mos dil.

Atje ku duart i bashkonin nismëtarët

Devotshëm para hyrjes n’ altar flijimi

Flakërijnë turistët tani bishta cigaresh

Shkojnë të shohin fabrikë destilimi.

Pra, fli moj Persefoni

Në gji të tokës fli

Mbi të botës ballkonin

Më kurrsesi mos dil.

Aty ku në një bekim e shndërronte deti shtatin

Ishin urata blegërimat e fushave

Tani kamionët në kantierin detar mbartin

Hekura, lama dhe fëmijë, zbraztinë e trupave.

Pra, fli ti Persefoni

Në gji të tokës fli

Mbi të botës ballkonin

Më kurrsesi mos dil.

Shqipëroi : Lefter Shiko Κ/480n.g.ά.