Nikos Gatsos-Me çfarë zemre botën ta mohoj


NIKOS GATSOS

ME ÇFARË ZEMRE BOTËN TA MOHOJ

( ΜΕ ΤΙ ΚΑΡΔΙΑ ΤΟΝ ΚΟΣΜΟ Ν’ ΑΡΝΗΘΩ)

Μe çfarë zemre të ndahem prej teje

Me çfarë zemre një kënge t’ ia marr

Do jetoj me ëndrrën sipër qiejve

Dhe si një yll në qiell do humbas.

Lësho piskamë të kthehem pranë teje

Piskamë lësho që tokën të kujtoj.

Më çfarë zemre të braktis sytë

Me çfarë zemre botën ta mohoj

Poshtë urës të qëndroj në errësirë

Sipër një lumi t’ errët të qëndroj.

Falmë ti zjarr ta shuaj këtë natë

Falmë ti zjarr që diellin të takoj.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/458n.g.α.