Nikos Gatsos-Një tren-Shqipëroi:Lefter Shomo


NJË TREN ( ΚΑΠΟΙΟ ΤΡΕΝΟ)

Nje tren humbi natës mbrëmë

Humbi brenda muzgjeve

Për të t’ pritur kishe thënë

Zemra u ngroh mes pulseve.

Të të pres , e kishe shfaqur

Por ti trenit nuk ke qenë

Ëndërra e ime e dashur.

Një tren shkoi natës mbrëmë

E kaloi mes mugëtisë

Për të pritur kishe thënë

Zemra ra mes pleqërisë .

Për të pritur ke këmbëngulur

Por ti trenit nuk ke qënë

Tashmë je ëndrra e humbur.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/524 N.g .α.