Nikos Gatsos-Tash e gjithnjë( Nυν και αει)-Shqipëroi: Lefter Shomo


NIKOS GATSOS

TASH E GJITHNJË( NΥΝ ΚΑΙ ΑΕΙ)

Ishte një Maj

Me një biçak

Si baxhën bënë copë,

Një darkë pra,

Si bishat ranë

Dhe prej shtëpisë të morën..

Kur një mëngjes, tej në një cep

Në Koqinja’

Vrasësin pashë të kalojë

Me një xhelat..

Vite mes njerëzve e kërkoja

Por , ndërkaq,

Me mortjen bashkë ai ecte

Krahpërkrah..

Tash e gjithnji

Mes jetës ty

Të kisha ankorimin

Por një agim

Në tokë të shtrirë

Ta mori plumbi shpirtin.

Dhe një mëngjes,

Tej në një cep

Në Koqinja,

Pashë hajdutin , katilin, atë xhelat..

I kishin lidhur përreth qafës një litar

Ia shtypnin kokën si të gjarprit vrerëmadh.

Sot e gjithnji….

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 480n.g.α.