NIKOS GATSOS
FOLMË TI, PRA, FOL NJË HERË
(ΜΙΛΗΣΕ ΜΟΥ, ΜΙΛΗΣΕ ΜΟΥ)
Brenda kopshtit tim një çezmë kam hapë
Që dhe zogjtë të potis
Të vish edhe ti mëngjes e darkë
Porsi një e vesës pikë.
Era të ka sjellë kur ra mbrëmja
Zemra kishte psherëtimë
Rrihte zemra thashë:” mirëmbrëma”
Ndërsa ti the: ” lamtumirë”.
Folmë ti, pra, fol një herë
S’të kam puthur asnjëherë
Folmë ti, pra , fol një herë
O Zot, si të ndjell harresën
Folmë ti, pra, fol një herë
S’ të kam puthur asnjëherë. Vetëm n’ ëndërr lejon të të puth.
Mbolla bar pranë derës të blerojë
Të kesh hije dhe freski
Erdha para se hëna të ndërrojë
Për të t’ falur ngrohtësi.
T’ nxora përmes Diellit të përpjetën
Në të gjërin monopat
Erdhi cingërimë, dimër i egër
As më ndeze pakëz zjarr.
Folmë ti, pra , fol një herë…………
Shqipëroi LEFTER Shomo K/ 470 n.g.α.
LEFTER SHOMO
Miq të dashur; ju sjell në shqip një poezi- këngë të poetit të madh grek NIKOS GATSOS kushtuar një dashurie pa ndërsjelltësi ndjenjash.
Këtë poezi të bukur -këngë ia dedikoj mikut tim të dashur Fatri Meçolli i cili pasi e dëgjoi këngën në greqisht e mësoi përnjëherësh dhe e këndon aq bukur. Dhurata ime për të dhe ju të gjithë edhe në shqip.
