N I K O S G A T S O S
Rrjeta(ΤΟ ΔΙΧΤΥ)

Sa herë që matesh në jetën tënde të hapësh shteg
Mos të shpresosh më së do të gjejë mesnata
Mbaji të hapur sytë e tu darkë e mëngjes
Sepse gjithnjë një rrjetë rri e shtrirë aty përpara.
Nëse bie dikur në kurth të saj
Asnjë s’ të nxjerr dhe rjetën s’ mund ta hapë
Mundohu vetë që ta gjesh të fillit skaj
Dhe po të jesh me fat rinisu prapë.
Kjo rrjetë brenda emra përmban me rëndësi
Në një qitap shtatë herë vulosur janë shkruar
Disa i çmojnë si të Ferrit djallëzi
Të tjerë, pranverë të dashurisë së parë e quajnë.