“Ninullë”, përkthyer nga Irma Kurti
Fli, vogëlushe, nënën e ke pranë
nga vetëtima e stuhia nata u zbardh
dhe mjegulla e errët mendimin verbon
por zemra magjinë e njeh gjithmonë
dhe bari rritet…
trëndafilat lulëzojnë,
vesa e ëmbël e mëngjesit lulen e portokallit
qëndis dhe shpirtin ngacmon.
Buzë detit të rrita, bukuri e rrallë,
deti është djep, fryma ime
është fllad…
Maria Nivea Zagarella (Siçili)
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
