NISA TË SHKRUAJ
——————
Nisa sot të shkruaj,dicka në letër
me thënë të drejtën,pa asnjë motivim
më ngacmoi shumë,një kujtim i vjetër
më zgjoi mendimet,më erdhi si ngacmim.
Mu kujtuan vitet kur vendlindjen lashë
ku”emigrova”me Familjen,brenda vendit tim
menjëherë në mendime,të thella unë rashë
në shpirt dhe në zemër,ndjeva një trishtim.
Po mirë”emigrant”unë brenda vendit tim jam
por vendlindjen,atdhenë,mijra të tjerë lanë
prapë për vendlindjen,mall të madh kam
dhjetfish më shumë se unë,Mallin ata kanë.
Nje zë i brendshëm nga brenda Zemrës thërret
ejani o bashkatdhetarë,se vendlindja u pret
një shprehje popullore,e thotë me të vërtetë
që Guri më rëndë peshon,këtu në vend të vet.
