Niveli kulturor…Sheqere Sina


Niveli kulturor në përgjitësi është minimizuar pasi të gjithë faktorët kanë ndikuar negativisht që nga ligjëvënësit përfaqësuesit e mediave, shkrimtarë e gazetarë , drejtues të televizioneve të programeve e analistëve të cilët kultivojnë një kulturë e edukim të papërshtatshëm për masat e gjëra popullore.

Leximi i literaturës profesionale apo artistike dhe konkretizimi i saj ka rënë në nivelin më të ulët kombëtar ku dhe emisionet televizive po ju dështojnë .Televizionet duhet të shërbejnë si pasqyra të realitetit në edukimin e brezave.

S’ mund të drejtosh, s’ mund të jesh gazetar e as letrar, as mësues e edukator kur ti nuk ke pastruar shpirtin tënd si pasojë vendi shkon drejt shkatërrimit të kulturës.

Kur drejtuesit tregojnë agresivitet, cmirë pasqyrojnë kontradita perverse ata janë të sëmurë mendërishte aspak nuk qetësojnë shpirtin e spektatorit apo fëmijës që është i pastër si një letër e bardh që ti zotëri me programin tënd e njollos e bën të pa denj për shoqërinë.

Në këtë mënyrë vendin e çon në polarizim, ti nuk pasqyron realitetin por mashtron e çrregullon edukimin e brezave dhe vendi shkon mbrapa.

Rëndësi ka pastrimi i aparateve drejtuese në të gjitha fushat e jetës pra duhet bërë një revolucion i vërtet kulturor deri te akranet televizive.

Drejtuesi iradiotelevizionit publik shqiptar si udhëheqës i tërë televizioneve duhet të marrë gazetarë me integritettë përzgjedhur në një nivel të lart shpirtëror të lexojë libra e të drejtojë në mënyr bindëse shikuesin apo lexuesin.

Gazetari me bagazhin e tijë letrar e artistik mahnit dëgjuesin me horizontin e tijë e lë atë gojëhapur me të dhënat letrare e shkencore e jo ti jap ato të cunguara apo në kundërshti me realitetin.

Gazetari është pluralist jo politikme programet e tijë të pa përgjegjëshme nxit shkatërrimin e vendit të kulturës të zakoneve e traditave të vyera të këtij kombi të lash sa vet jeta.

Gazetari me shembulltyrën që pasqyron duhet të jetë figura pozitive me edukat e integritet shoqëror përndryshe ai ose ajo mbjell farën e keqe sidomos tek brezi i ri që është e ardhmja e këtij kombi.

Poete :Sheqere Sina

Lushnje

s

About Post Author