MË FAL E TË FAL GËZIME
1
Mbretëreshë e shpirti tim.
Mbretëreshë e zëmrës time.
Më fal e të fal gëzime.
2
U zgjova me natë, pa gdhirë mirë.
Ti flije e qetë, sytë pa mbyllur mirë.
Me pamje hyjnore, merje frymë lehtë.
Më hipnotizove, më përfshive krejt.
3
Të mos prishja gjumin:
Të pëkedhla e të ledhatova, lelehtë-lehtë,
Të putha krejt, ëmbël e me lezet.
4
Me gjithë zemër, puthjet t’i dhashë.
T’i dhashë, e të përgjumur të pashë…
Ti fërkove sytë, e qeshe avash-avash.
E shijove puthjen time atë çast.
5
E përgjumur, më the si me magji:
Puthëm! Puthëm, përsëri e përsëri!
Puthëm ashtu, siç do ti!
Ti, që më bëre, të përjetoj, këtë mrekulli.
Nizam Myftaraj Tiranë, më 22.2.2022
Autorit, i përkasin të drejtat ligjore. (R)