Një artiste e veçantë në llojin e saj! Mimoza Ruko-Olimbi Dafa

NJE ARTISTE E VEÇANTE NE LLOJIN E SAJ! MIMOZA RUKO

“Vërtet ti je vetë poezia,

Se dhe muza s’vjen dy herë.

Ti je frymezimi, fantazia,

Lulja, Ylli, Dielli në pranverë!”

Me këto vargje perla që poetja e mirënjohur Mimoza Halili i ka kushtuar artistes Mimoza Ruko, do ta nisja shkrimin për këtë artiste, të veçantë në llojin e saj.

E lindur dhe e rritur në një ambient artistik, ku padyshim një rol kryesor në ngulitjen e dashurisë për artin ka patur babai i saj artist Shyqyri Ruko, i cili me zërin e tij melodioz këndonte këngë të vjetra,të cilat linin mbresa të pashlyeshme tek Moza e vogël.

Ishte pikerisht babai i saj artist që e frymëzoj me një dashuri te pakufishme për artin,bijën e tij të çmuar Mimozën.

Në atë mjedis të bukur familjarë rritur e edukuar nga dy prindër të mrekullueshëm Mimoza përvetësoj e rrënjosi si parime traditën, kulturën,ritin,dashurinë e pakufishme që i zbukurojnë portretin e saj me buzëqeshjen shpirtërore!

Sa krenohet ajo për Atin e saj,mbretin e jetës qe i dha forcë e krahë të ecë kryelartë si Fisnike e rrallë !

Sa madhështore dashuria e Nënës së saj për të bijën që e edukojë e mësojë në mirëformimin e personalitetit të shkëlqej në virtyte e vlera,si një Princeshë e miteve!

Nuk është vetëm kolapsi fizik që ajo trashëgojë nga prindërit shëmbullorë,por edhe ngjyrat e shumta të ndezura me bukurinë shpirtërore si ato pikla vese mbas shiut dhe ajo lulon si një lule e bukur !

Gjithashtu, në prani të saj, Mimoza pa që të rritej një artiste, siç është mbesa e saj, këngëtarja e mirënjohur Alisiana Isufai, ish-finaliste e “The voice of Albania”, e cila frymëzimin në Artin e bukur të muzikës, ia ka dedikuar gjyshit të saj dhe babait te Mimozës, artistit Shyqyri Ruko.

Kam kënaqësinë që ta kem në librin tim: “Yje NË SHKLËLQIM”, këtë zë të fuqishëm që derdh notat e shpirtit të saj të bukur në pentagram në video montazhet e realizuara me mjeshtëri artistike përzier me ngjyrat mê të bukura që derdh në telajo një piktor.

Por, ajo që e veçon artisten Mimoza Ruko, është Arti i interpretimit te poezive, Art të cilin me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz, e ka bërë atë nje zë të fuqishëm në këtë fushe.

Interpretimi i shume poezive, duke filluar që nga korifejte e letërsise shqipe, si i madhi Dritëro Agolli, por edhe të poetëve te ditëve të sotme si Mimoza Halili, Brixhilda Dede, etj., ka bërë që Mimoza të marrë vleresime maksimale për kontributin e saj të vyer në fushen e interpretimit.

Ja si shprehet publicisti dhe kritiku i mirënjohur Ahmet Musta mbi interpretimin e poezisë”Letrat” të poetit Dritëro Agolli, nga artistja Mimoza Ruko.

“Sa herë e dëgjoj te interpretuar nga ti artiste, poezinë e poetit tone të madh Dritëro Agolli, ndjej një kënaqësi të veçantë.

Se interpretimi yt është vërtet brilant, emocionues, me atë zërin tënd të ëmbël që rrjedh si një burim i kulluar.

Interpretimi është a Art më vete!

Mjeshtërisht ju, artistja Mimoza Ruko, përmes këtij interpretimi si dhe shume interpretimeve të tjera, ke dëshmuar të gjitha cilësite që duhet të ketë një artiste në Artin e bukur të interpretimit.

Duke dëgjuar poezinë përmes zërit tend melodioz e them me bindje të plotë, se interpretimi ka gjetur një tjetër emër të denjë për ta përfaqësuar, siç je ti artiste!”, e mbyll komentin publicisti Ahmet Musta!

Art më vete është interpretimi, muzika dhe video montazhet që shoqërojnë ritualisht poezite.

Realisht, në këtë aspekt duken vlerat e vërteta të kësaj artisteje me shpirt të bukur!

Pasi sinkronizimi i këtyre elementeve (interpretimi, muzika dhe video montazhet) është i gjithi produkt fluid i mëndjes së ndritur të artistes Mimoza Ruko.

Një sinkronizim harmonik gjithë fantazi deri në përsosmëri, do të thoja me bindje.

Gjithashtu, një koment i mrekullueshëm vlerësues dhe magjik është edhe komenti i poetes se mirënjohur Mimoza Halili.

Ja si shprehet poetja dhe shkrimtarja Mimoza Halili mbi interpretimin, video montazhin dhe muzikën, të realizuara nga artistja Mimoza Ruko!

“-Je e mrekullueshme ti artiste-!

Përzgjedhja e poezisë së korifeut të letërsisë shqipe, poetit të shquar Dritëro Agolli, duke recituar vargjet perla në interpretimin brilant, është një fokosurë e magjishme në një larmi emocionesh që kaq bukur e mjeshtërisht e moderon me muzikën dhe intonacionin e zërit tënd të magjishëm.

Video montazhi, muzika dhe interpretimi të realizuara aq mrekullisht prej teje, janë një frymëzim i përkryer, i pakrahasueshëm.Janë dukuritë, ndjesitë, mbresat, që më dhuruan kënaqësi e emocion,kur dëgjoj kordat e zërit magjik,notacionin e theksit të përshtatur me melodinë dhe rolin artistik!”,- përfundon vlerësimin poetja Mimoza Halili!

Mimoza Ruko përfaqëson thelbin e vërtetë të një artisteje të plotë, në atë pasion të një tipi krijues.

Me thjeshtësinë e saj, ajo shprehet:-

-Të falenderoj nga zemra zysh Olimbia për respektin dhe konsideratën që shpreh ndaj meje duke më përfshirë në librin tuaj. Më pëlqen shume arti në tërësi dhe e bukura në a Art. Sidomos, adhuroj shume poezinë dhe kur janë të bukura i lexoj me zë, me veten time. Interpretime, të cilat shpesh herë i kam bërë publike.

Interpretimin, video montazhin dhe muzikën i kam përgatitur me shpirt, se është pasioni im,adrenalina që frymojë!

Por,ajo që e veçon artisten Mimoza Ruko në artin e saj, është mirësia që përcjell tek të gjithë ata që e njohin e veçanërisht krijuesit!

Ja,përse kjo artiste me shpirtin Diell, është bërë si rrallkush objekt muze e frymëzimi për shumë poete të cilat i kanë thurur poezi nga më të bukurat,do të thoja.

Vlerësime pafund kam marrë nga Ju zysh Olimbia, ku me penën tuaj më keni gdhendur në Art!Të flasësh për yjet nuk ka fjalë! Vetëm ti vështrosh, duket shkëlqimi i tyre. Dhe yjet jeni ju miqte e mi artiste, Olimbi Dafa, Ahmet Musta, Mimoza Halili, Brixhilda Dede si dhe të gjithë poetët që më kanë kushtuar poezi si Mimoza Elona Osmani, Arben Mosko .

Ndihem e lumtur dhe krenare që rrethohem mes miqësisë së artë e të respektuar- shprehet me sinqeritet artistja Mimoza Ruko.

*- Duhet të kesh disa cilësi dhe virtyte të rralla që të bëhesh muzë e frymëzim për poetët,-thekson në kolazhin komentues publiçisti i ndritur Ahmet Musta për vargjet poetike të poetes Mimoza Halili kushtuar artistes Mimoza Ruko.

– Ju,artiste i keni këto cilësi e virtyte të cilat janë hiroglife frymëzimi për poetët që të thurojnë ty poezi nga më të bukurat,por dhe mjaft të arrira në zharnin ideo-artistik*.

Mes repertorit të shprehjes poetja e nderuar Irena Bido argumenton bukur metaforën larmante.

*- TI,je nje YLL që shkëlqen!

Je Diell që ngroh shpirtin,je fllad që sjell freskinë e mëngjesit në çdo ditë të Perëndisë dhe ledhaton zemrat që të duan vërtet!

Ti je mirësi e dashuri pafund e shpirtit të dlirë!

Ti lulëzon pranverën në çdo stinë!*

Poetja Mimoza Halili e frymëzuar nga temperamenti inteligjentë e kulturorë të artistes Mimoza Ruko për universin e saj ideal i ka kushtuar një cikël të bukur me lirika.

Kjo përformancë cilindrike është një kushtim i rrallë,i çmuar në kualitet respekti e nderimi midis dy mikeve artiste që komunikojnë mirësisht me gjuhën e bukur shpirtërore dhe kuartetin e fjalës e kthejnë Art,ndjenjë,notë,pentagram,ritëm jete.

Veçova,ndër shumë poezi që janë botuar në libra disa vargje margaritare.

* PRANVERA ME LULE MIMOZË*

Kushtuar mikes,artistes Mimoza Ruko.

Natyra bukurisë tënde i buzëqesh,

Të ndrin nuri si meteori në diell.

Klasike,brilante e brishtë si princeshë

Një nga një në tokë zbret yjet në qiell.

Ndër lulet e tjera s’ka ngjashmëri

Në fakt mirësia kur flet bëri kontratë.

Vlerat që reglekton u dha përsosmëri,

Portretin tënd me fjalë e gdhendi në Art!

Sa bukur vërtet e shumë bukur timbojne vargjet e poetes shkrimtares Brixhilda Dede për artisten Mimoza Ruko siç është poezia me titull:-

*NJË MIKE SI RREZE DRITE*

E di,sa herë ndodhem në terr

me aromën tënde do vish si Perëndi!

Sjell në shpirt pranverë e hijeshi,

TI Mbretëresha e gjithpërfshirshme!

Një penelatë në kanavacë me ngjyra poetike të lënë mbresa vargjet perla .

*DIELLI I BUZËQESHJES* i poetes Brixhildë për artisten Mimozë.

Më pëlqeu ky dielli,kur zemra e tij portokalli merr një të kuqe

që i ngjan buzeqeshjes tënde fenomenale.

Aty ,ku fshihet sekreti i të qënit femër

apo delikatesë.

Por,ajo që të tërheq më tepër avrën e një gruaje si ti

Pasardhësja e Perëndive

është shkëlqimi vezullues i syve të tu.

Atëherë,mos u habisni përse të gjithë

përulen para saj.

Ajo nuk ka asgjë të veçantë

përveç thjeshtësisë së natyrshme dhe haresë së papërballueshme!

Janë vërtet të mahnitshme poezitë që shumë e shumë poetë i kanë kushtuar vargje soliste artistes Mimoza Ruko,të cilat siç thekson ajo me mirënjohje,do t’i ruaj në memorien e kujtesës si gurë i çmuar !

*-Potenciali i Artit tuaj ngjason me lulet shumëngjyrëshe që çelin në livadhe e lëndina me aromë pranvere dhe bëhen kurora e buqeta në ditë gëzimi me mrekullinë e tokës-mëmë,ku veron Shqiponja në Rivierën e bukur Shqiptare!

Ti je vetë Mrekullia,ndaj thuron mrekulli,

Ti shpirtbukura si dielli në agim!- recepton në komentin analizues poetja Mimoza Halili për artdashësen, artisten,interpretuesen Mimoza Ruko.

*- Kur,tek një femër ndërthuret aq bukur stili,pamja magjepse me shpirtin e pastër qelibar ,hijëshia me elokuencën ,vlerat e ndritura me integritetin dhe kulturën e gjërë me klasin e lartë ,si në rastin tiaj artiste,ateherë kjo quhet thjesht-MREKULLI! – informon në kuarcë vlerësimi publiçisti i nderuar Ahmet Musta.

Nuk kanë fund poezitë ,të shumta dhe nga më të bukurat ashtu si dhe vlerësimet e larta që ia kushtuar artistes Mimozë.

Ndaj,me shumë vëmëndje përmblodha këtu një pjesë të vogël të tyre që gjithsesi,besoj se krijojnë një panoramë të mjaftueshme të profilit të kësaj artisteje me vlera dhe na rrezaton gjithë fisnikëri talentin ,pasionin e saj me aq shumë dritë dhe shkëlqim.

Suksese pa fund në rrugën e Artit si dhe në çdo aspekt të jetës ,- i uroj artistes shpirtbukur e gjeniale,zemërmadhe si rrezja e florijntë,Mimoza Ruko!