Kledi Shegani
Një copëz qiell për ty në shpirtin tim nuk di a do ta kem më, aty ku dielli lind gëzueshëm e perëndon përflakshëm.
Një copëz ëndrre me ty, nuk e di a do ta gjej dot në mozaikun e ëndrrave, që me mua luajnë shpengueshëm e netët i kthejnë në kujtime ëndrrash…
Një copëz shpirti në qiellin madhështor të dashurisë, nuk e di ku endet mes reve e vetëm i ka lënë mendimet e mia për ty.
Një copëz qiell, ku dashuria lë gjurmë e dielli shkëlqen në çdo stinë e dua si ëndërr që netëve u fal magjinë.
E dua një copëz qielli me ty…