Arben Velo
Një dardhë në vendlindje

Në fshat nuk ka lajme, ka vetëm erë
të tillë vjeshtë, prej kohësh, smbaj mend.
një dardhë e vetmuar,dremit mes erës
në trungun prerë cung, me një mëngë…
Askush nuk është aty, për tia hedhur sytë,
madje dhe një flutur e mbetur nga vera,
u kthye në kandil, mbi hijen e vet
të ndez pushin e verdhë mbi pemë, era.
Në fshat nuk ka të reja,dhe era është e vjetër
e kyçën njerëzit kur ikën në kuvli.
ta përdor pema, atëherë kur i duhet,
supeve të hedh rreze, a shifon me shi..
Nuk ka lajme muzgu,ka vetëm një dardhë
vjeshtrat fut në trung,ta mbaj frymën gjatë
turbull më kujton atë që e mbolli
pema mbetur cung, mes erës në fshat…