Një dhuratë e çmuar-Rrahim Billa


Një dhuratë e çmuar

Lëmoshë nuk kërkoj , as para nuk dua

Si lypsar kërkoj…pak mirësi

Pakëz mirësi , jo vetëm për mua…

Dhuratë le ta bëjmë për çdo njeri.

Nëse je dhe mbret , dhuratën pranon

Si të mos e çmojë njerëzia?!

Shpirti i dhuruesit , dritë rrezaton

Dhe rritet shëndetshëm , mirësia.

Sa e lehtë që është , por unë bëj çudi

Sa pak mirësi , tjerëve u dhurojmë!

Nuk jep as para , s’jep as pasuri

Si diçka pa vlerë , mirësinë e çmojmë!

Si kopsht i Edenit , lulëzon mirësia

Si lule lëndinash , nuk çelin n’pranverë

Lulet duhen mbjellë , nga vetë njerëzia

Rriten brenda shpirtit , lulëzojnë përherë.

27 / 6 / 2020

Shk. nga lib. “Në botën e poetëve”