
Një dhurate e bukur për poetët dhe lexuesit në javën e fundit të muajit të artit dhe letërsisë nga poeti i Kombit :Vullnet Mato
Në formën e një prologu !
Nëse do të kërkonim një formë të strukturuar të fantazisë krijuese, tashmë nuk do të na duhet të hyjmë thellë pjesës psikologjike dhe filozofike që shpjegonë forcën imagjinare të fenomenit, për të kuptuar konceptet shpjeguese të sajë, sepse këtu në këtë poezi autori ka bërë ngjizjen më të përkryer të teorisë leksitive, me praktikën, duke na shpjeguar qartë me krijimin e këtij formati poetik, mënyrën se si vepronë fantazia në lidhje me realitetin.
Kjo poezi hyjnore vjenë si një dhuratë e çmuar për të gjithë krijuesit, dhe i shkon shum për shtatë muajit të letërsisë krijuese, që i dedikohet poetëve dhe shkrimtarëve !
Tashmë të gjithë e njohim mëndjen krijuese të mjeshtrit Mato, por nuk njohim ende kufirin e fantazisë së tijë dhe forcën e imagjinatës që zotëronë mëndja e këtijë gjeniu të krijimtarisë Shqiptare, dhe kjo poezi i shkonë shum për shtatë muajit letrarë, sepse aty shprehet në mënyrën më të plotë inteligjenca dhe muza poetike !
Autori në gjithë rugën e gjatë që bënë, duke hyrë dhe dalë në labirinthet e panumërta të imagjinatës, koncentronë në mënyrën më persosur gjithë linjën ideo-artistike, me një fantazi të përpunuar hollë në ‘fabrikën’ e mëndjes së tijë të artë.
Parë në këtë këndëvështrimë, mendova që në këtë komentë, të sillja një natyrë tjetër të perceptimit letrarë, duke mos anashkaluar asnjëherë pjesën e rëndësishme të komentit ideo-artistikë, për të cilin janë shprehur në mënyrë më profesionale, poet dhe analist letrarë të njohur tashmë nga opinioni i gjërë i lexuesve.
Në mbyllje të këtij shkrimi ( koment) , dua të shtoj edhe një detajë tepër të rëndësishëm që autori e përdorë si gurë të çmuar në krijimtarinë e tijë poetike .
Percetimi filozofik i temës dhe linja konceptuale e ndërtimit të shtratit poetik janë tashmë mjeshëria e kësaj mëndjeje të kthjellët dhe shumdimensionale !
Duke e njohur pak natyrën krijuese të profesor Matos, mendoj shpeshë se përdorimi me kritere i figuracionit që ngjizet bukur me metaforën e pastër, formëzohen në vargë si një linjë unike dhe e fortë, pa ‘mbeturina’ që do e ngarkonin së tepërmi gjithë strukturën e linjës ¹¹ideo-artistike !
Kjo poezi është një mrekulli e artit krijues, ku i gjenë bashkë , filozofinë dhe artin !
I nderuar mjeshtër i artit të shkruar, Profesor Vullnet Mato, me këtë krijim brilant keni hapur një faqe tjetër në krijimtarinë letrare, si modelin më të avancuar që përshtatet bukur me nivelin inovativë të teknologjisë virtuale !
Urime dhe suksese krijimtarisë suaj, tashmë në majat e ‘Olimpit’ Shqiptar !
Respekt për penën tuaj magjike !
Tomi Buzi.
———
Vullnet Mato
FIKU ATMOSFERIK
Ndoshta tingëllon paksa habitshëm,
t’i bëj shkrimtarit, këto përngjasime;
por është si fik metaforik, natyrshëm,
lidh kokrra, gjatë të gjitha stinëve.
Rrënjët ka, në dyshemenë e bibliotekës,
trungu i ka hedhur shtat, përmbi karrige,
degët dalin, nga kompjuteri mes tryezës
dhe shtrihen, në hapësirën atmosferike.
Bën fiq të butë, të freskët gjithmonë,
shpërndahen gjithandej, në qiell natyrisht.
Ka kokrra tepër të shijshme, siç thonë,
fiq-ngrënësit, që vjelin atë rregullisht.
Kjo vjen se bën kujdes, në pjekjen frutore,
mundohet, fiq aguridh, të mos shpërndaj,
zgjedh qysh në rrënjë, ëmbëlsinë cilësore,
të mos dalin mufka, që askush mos t’i hajë.
Ka qindra vjelës, nëpër degë kontinentesh,
disa i ka si vëllezër, shumë prej tyre si motra,
pasi hanë fiq, i dërgojnë amareta komentesh,
me zogjtë që cicërojnë, duke çukitur kokrra.
Ai ndjen një kënaqësi tepër të madhe,
kur nga avionët, që fluturojnë radhas,
udhëtarët, zgjatin duart nëpër dritare
dhe frutat, që ka shpërndarë, vjelin falas.
Ndoshta kozmonautet e stacionit kozmik,
mbyllur në kupolën, ku notojnë pa peshë,
ëmbëlsojnë gojën me kokrra, nga ky fik,
dhe me tinguj egzosfere, e urojnë flesh.
Tani që ka kërraba Aifon, të çdo marke,
fiqngrënësit, i përdorin për këtë qëllim
dhe kur u shijojnë shumë, fiqtë e tij taze,
shpesh dërgojnë mesazhe me falënderim.
Kokrrat e tepërta, nga prodhimi javor,
ai than në diell, gjatë ditëve të nxehta
dhe pasi i bën çapele, me vargje kurorë,
ua dërgon miqve, nëpër revista e gazeta.
Ndërkohë bën nga ato bukëfiqet e vjetra,
që derdhen në tava, tek çdo shtypshkronjë,
për t’i shpënë, nëpër librari e biblioteka,
veçse ato duan para, që shpesh i mungojnë.
Shkrimtari e ka pasion, misionin e krijimit,
dhe nderohet nga fiq-ngrënësit e çdo kohe,
pavarësisht se shtetarët, nuk e përfillin,
ai ndjen mirënjohje të thellë prej çdo moshe.
Vullnet Mato !