Një ditë aty do të vij-Bilbil Murataj


(Për të gjithë ata ose ato që kanë humbur shokun e tyre të jetës)

Kur dielli të dalë mbi male,

lëshojë rrezet e tij,

Ti më prit aty ndër varre,

Se një ditë aty do të vij.

Kur të shohësh rrezet e hënës

Që nga mbrëmja në agim,

Mos të duket se s’të shoh,

Ti je brenda shpirtit tim.

Kur të bjerë bora mbi male

Në gjithë dimrin e acartë,

Unë për ty do bëhem dielli,

Do lëshoj rrezen e artë.

Nëqoftëse do kesh vapë,

Unë do bëhem uji burimi,

Do të vij ta shuaj etjen

Si atëherë në hije të blinit.

Dhe po qe se del një re

Dhe lëshon një vesë shi,

Erë do bëhem dhe do vij,

Që të jem aty mbi ty.

Kur të ngrihesh që pa gdhirë,

Të zgjojnë zogjtë e pyllit,

Cicëro si gardelinë,

Si at’herë në ditë të prillit