Blerta Basha

Një ditë do shkruaj dhe në qiell!
Nëse një ditë sdo të kem pran,
Do shkruaj dhe në qiellin e pa anë,
Do marr penën e artë në duar,
dhe si bojë do kem lotët e shpirtit t’malluar,
do shkruaj shumë për jetën tonë,
që si dy zogj të vegjël të pafaj ,
lidhëm me fijet e zemrës dashurin tonë të shpirtit dhe i vendosëm celësin e lumturisë.
Dashurisë i vendosëm nje emër,dashuri e pavdekshme .
Dashuria nuk vdes kurrë.
Edhe se zemra një ditë do ndaloj…
unë jo sdo vdes…
Do kem dashurinë në krahët e shpirtit
e do ta shtrëngoj aq fort,sa do bërtas në kup të qiellit..
jam këtu ne qiell po shkruaj emrin e dashurisë tonë të pavdekshme.!
Dhe kështu do jetoj dhe në botën tjetër,
duke u bledhur me vellon e bardhë të paqes.!
Do kem dashurinë në krahët e shpirtit edo ta shtrëngoj aq fort,sa do bërtas në kup të qiellit..jam këtu ne qiell po shkruaj emrin e dashurisë tonë të pavdekshme.!Dhe kështu do jetoj dhe në botën tjetër,duke u bledhur me vellon e bardhë të paqes.!