NJË DITË…(Mesazhi Fatimes)

Siç kemi lindur dhe do të vdesim
Siç jemi rritur dhe do të plakemi
Jetoni të sotmën mendoni të nesermën
Mësoni nga e kaluara ajo ishte e djeshmja
Punoni në heshtje veproni me mirësi
Jetoni me nder dhe me krenari
Duaje familjen përqafoje fort
Vëllaut dhe motrës dija vlerën sot
Një ditë kur të mbesim të vetmuar
Nga të gjithë do të jemi të harruar
Motra me vëllanë nuk janë armiq
Mbajeni mirë në mend armiku nuk të bëhet mik
O njerëz të mirë ndihmojeni njëri-tjetrin
Duaj babë e nënë, motrën dhe vëllanë
Se një ditë herët a von do ikim nga kjo jetë
Pasurinë që kishe s’do marrësh me vete
Një ditë zemra do të pushojë së rrahuri
Trupi do të vdes do të bëhet tokë
Familja është dhe mbetën pasuri me vlerë
Mos e krahasoni me asgjë në këtë botë
Jeta është një herë…
Mund të jetë si një ditë sa hap e mbyll sytë!