Mbrëmjen e sotme rikthehet në ekran spektakli i humorit Portokalli. Si traditë programi paralajmëron përmes një spoti publicitar datën e nisjes. Midis aktorëve aty shfaqet edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila para pak kohësh ka përjetuar një humbje të madhe në familjen e saj , largimin nga jeta të nënës së saj , për të cilën ka vendosur ta vuajë në heshtje pa folur publikisht. Rikthimi i saj në ekran na bën të kuptojmë se bukuroshja përvec ëmbëlsisë që transmeton ka edhe një karakter shumë të fortë dhe këmbëngulës. Fuqia për të ecur para pas ngjarjeve që të gjunjëzojnë është tipari më fisnik i njerëzve që e vlerësojnë jetën. Dhe Fjoralba na e tregoi qartë këtë. I urojmë suksese në këtë sezon të ri !
Nga Hortenca Alimucaj
