Një fije zhukë-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Një fije zhukë e mar me vehte,

një fije kashtë

E bëj litar me dorë të rreshkur,

lidh hënën jashtë

E bëj ta zbres duk’e tërhequr,

ta vë mbi flokë

Aty kur fle mbi një lëndinë,

e bëhesh zog.

Marr pupël shpendi të harruar,

ta vë ndër krahë

Ndiej frymë të lehtë e të shpejtuar,

zëmrën të rrahë

E qesh e loz aq përkëdhelshëm,

bukur e dlirë

Është mbrëmje bërë për dashuri,

është natë e mirë.

Në shpinë petalet lënë ca shënja,

lëkurës lehtë

Zë i lexoj por s’di pse shkruhen,

me gjuhë të fshehtë

Ndaj nis i puth gjithë gërmat radhë,

i mbush me jetë

Ndërkohë që agu nis papritur,

një ditë të qetë.