Një fjalë që vret!Laureta Malaj


Kur fjalët shpejt i merr era ,

i çon diku, as vet s’e di !

Si ta kuptojmë, s’do ketë të tjera,

ashtu siç ikën, ndodh që të vij.

K’to fjalë që lulen e vaditën,

një shtat të hedhur plotë nur shikoj.

Tani kërkon lulen e bukur,

por ajo gjatë s’e di pse s’rroj!

Dhe një ujvarë me ujë të pastër

e nisa nga rrënjët e saj.

Të ngrinte kokën që kish ulur,

duke marr jetë nga shpirti saj.

Dhe kjo freskia që më shfaqej,

e ndjeja që ndodhej shumë pranë.

Kur hodha sytë çfarë të shikoja,

një botë të pastër në gjithë dynjanë.